Përgjigjet Tomini: Do rimbyllet vendi në shtator nga Covid?

Në portale kanë qarkulluar lajme për një rimbyllje në shtator, por zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini thotë se çdo masë vendoset në bazë të situatës epidemiologjike.

“Sigurisht që deri në këto momente Shqipëria ka mbajtur nivelin e masave të moderuara dhe cdo gjë është kryer në varësi të situatës epidemiologjike, indikatorëve, pozitivitetit, e njëjta linjë do mbahet edhe në vijim edhe përkundrejt Deltës që parashikohet të sundojë qarkullimin.

Cdo element përkundrejt masave shrenguese varet në varësi të prezencës së Deltës, agresivitetit, e indikatorëve matës. Janë masa që ndryshojnë, situata është dinamike. Parasahikimet janë të gjitha parashikime asgje s’është e sigurt përkundrejt situatës epidemiologjike, ekspertë ndërkombëtarë s’janë të sigurt kundrejt parashikimeve, jemi duke ndjekur të njëjtën linjë e rekomandim si gjithë shtetet e botës”, në një intervistë në News24.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP