Bëhuni gati për të nxehtin përvëlues! Sinoptikania bën parashikimin për fundjavën, tregon sa do të shkojnë temperaturat

Moti në fundjavë do të jetë përvëlues! Kështu ka raportuar sinoptikania Adiola Bani për ‘Top Channel’ në lidhje me kushtet atmosferike për këtë fundjavë.

Bani tha se do të kemi kthjellime nga dita e sotme deri të dielën, ndërsa temperaturat në fundjavë do të jenë mbi 37 gradë celsius.

“Nga dita e sotme deri të dielën do të kemi kthjellime. Do rriten temperaturat në mëngjes dhe mesditë se do të kemi më shumë orë me diell. Nga mesdita e së shtunës dhe së dielës, termometri do të ngrihet në mbi 37 gradë Celsius”, tha Bani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP