E FUNDIT/ Me drôgë me vete, shoqërohet nga Policia djali i vogël i Azem Hajdarit

Djali i vogël i Azem Hajdarit është kapur me dr ogë në Elbasan. Atij i është gjetur lëndë nark otike has hash në një mjet luksoz gjatë kontrollit nga Policia.

23-vjeçari shoqërohej së bashku me një shokun e tij.

Nuk dihen ende rrethanat e këtij shoqërimi të djalit të Azem Hajdarit dhe vëllait të deputetes Rudina Hajdari.

23-vjeçari ka emrin e babait të tij, Azem Hajdari i cili ishte lider i protestave studentore të ’90-’91 që sollën rrëzimin e regjimit komunist. Ai më pas ishte një nga politikanët më në zë të Partisë Demokratike deri 12 shtatorin e 1998 kur u v ra nga një ate ntat në Tiranë.

Nëna e 23-vjeçarit, Fatmira Hajdari ishte gjyqtare e Gjykatës së Apelit në Tiranë, por u shkarkua nga Vettingu. Gjithashtu ai ka një vëlla më të madh, Kiri Hajdarin dhe motrën deputete Rudina Hajdari./balkanweb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes