Ndriçimi nuk i reziston dot Stelës dhe e thotë troç: Ja si më pëlqen ta shoh

Stela dhe Ndriçimi dolën çift nga “Përputhen +40” dhe duket se gjërat mes tyre po shkojnë për bukuri. Dyshja ishin këtë pasdite të ftuar në emisionin “ABC e Pasdites”, ku folën gjerë e gjatë për jetën jashtë kamerave.

Të pyetur rreth planeve të dasmës, ata thanë se janë të hapur ndaj gjërave të bukura që vijnë natyrshëm. Ndërkohë, moderatori tha se Stela i duket nga ato vajzat guximtare që mund të shkonte në dasmë edhe me fustan të kuq.

“Nuk është problem për mua, më pëlqen në të gjitha versionet Stela. Megjithatë mua më pëlqen e zhveshur fare”, iu përgjigj Ndriçimi, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes