Këngëtari Robert Berisha ka bërë një deklaratë të pazakontë mbrëmjen e djeshme në “Breaking”.
Moderatori ka thënë se vajzat në Shqipëri dhe Kosovë përfundojnë me burra të mëdhenj në moshë, pasi sipas tij u ka munguar dashuria e babait në fëmijëri.
Më tej ai u sugjeron prindërve që t’u ofrojnë sa më shumë dashuri fëmijëve të tyre që ata të mos përfundojnë keq.
“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, u shpreh ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!