OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme në disa zona në kryeqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstruksionit të kabinave.
Energjia elektrike do të ndërpritet për disa orë në këto zona: Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë.
Njoftim për abonentët Tiranë:
Stakim, 25 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 25 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Rruga e vjetër Vorë-Rinas, Dogana dhe disa biznese në këtë zonë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!