Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tr agjedisë së sotme në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.
I tronditur nga kjo ngjarje e rëndë Haradinaj i shpreh ngushëllime familjarëve të dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarëve.
Ndër të tjera, ish-kryeministri ka falenderuar organet e shtetit kroat, në veçanti kryeministrin Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e treguar.
“I tronditur nga ngjarja e sotme tr agjike në Kroaci, pas ak sidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë. Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lën duarve. Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij”, shkruan ai.
Gjithashtu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili njëjtë si kolegët e tij i uron shërim të shpejtë të lën duarëve dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të vi ktimave për humbjet e mëdha.
“Një aksident tragjik, me së paku 10 vi ktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!