Një ak sident tr agjik në Kroaci u mori jetën 10 shqiptarëve të Kosovës mëngjesin e sotëm.
Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme në Prishtinë njoftoi se nga ak sidenti tr agjik në Kroaci kanë hu mbur jetën 10 shqiptarë të Kosovës, 44 kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lë ndimeve dhe 15 prej tyre janë në gjendje më të rëndë për jetën.
Ata ishin duke u kthyer nga Gjermania për në Prishtinë kur autobusi doli nga rruga në Kroaci.
Ndërsa, Ambasadori i Kosovësn ë Kroaci, Gëzim Kasapolli, tha se në autobus ka pasur edhe 13 fëmijë dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk ka humbur jetën.
“Sipas informatave që kemi kanë qenë diku 13 fëmijë në autobus dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në listën e të vdekurve. Tani jemi duke e bërë studimin e moshës dhe identifikimin e tyre dhe posa ta kemi këtë informatë do ta ndajmë me opinionin”, tha Kasapolli.
Sipas mediave vendase mësohet se shoferi i cili shkaktoi tra gjedinë menjëherë u arr estua nga policia.
Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic ka treguar se shoferi gjatë deklaratës së tij ka thënë se e kishte zënë gjumi për një moment dhe ky dyshohet të jetë shkaku kryesor i aks identit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!