Aksion në Milot- Morinë, “dronët” kapin mat rebelët e rrugës, arrestohen 12 shoferë, pezullohen 45 leje drejtimi

“Milot-Morinë, me Njësinë e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradave dhe punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës. Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot -Morinë, kontrolle intensive përgjatë 24/7, në të dyja kahet e lëvizjes së autostradës, duke monitoruar qarkullimin me radarë, dronë, kamera e patrulla të lëvizshme, e mbështetur tashmë edhe nga puonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës.

Përfaqësuesi i skuadrës së Policisë Rrugore të Kosovës që kryen shërbim në Shqipëri përgjatë sezonit turisik, Sokol Salihaj, apel për drejtuesit e automjeteve që vijnë nga Kosova në Shqipëri: “Të respektojnë shenjat e komunikacionit, të respektojnë policinë shqiptare, sepse gjithë këtë punë që bëjnë, e bëjnë për të mirën e tyre, për mirëqenien e tyre, që të jetë një qarkullim i mirë, pa pengesa dhe pa ndonjë aksident me fatalitete apo me pasoja më të rënda”.

Ndërkohë, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të, duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara. Përgjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 12 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, nga të cilat 31 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP