Mungonte që nga viti 2009, Mavraj e nis si lider kampionatin me klubin e ri

Mërgim Mavraj e nis si një lider aventurën e tij të re me klubin e Turkgyçy Mynih në kategorinë e tretë gjermane. Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare ka festuar në ndeshjen e parë të kampionatit të skuadrës së tij me një rezultat pozitiv në transfertë, por edhe me shiritin e kapitenit në krah.

Mavraj ishte afruar nga drejtuesit e klubit pikërisht për eksperiencën e tij të madhe në radhët e klubeve të Bundesligës, por edhe të përfaqësues shqiptare. Për këtë arsye, ai ka marrë edhe rolin e liderit në ekip, për të përçuar këtë eksperiencë të tij te të rinjtë.

Sot ai e bëri më së miri një gjë të tillë, pasi Turkgyçy barazoi me shifrat 0-0 në fushën e Verl dhe prapavija e udhëhequr nga ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, rezistoi mjaft mirë duke mos pësuar gol. Kështu, nisi me një barazim e rrjetën të paprekur eksperienca e re në Bundesligën 3 për Mavrajn, ku ai kishte luajtur për herë të fundit në vitin 2009.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes