Një banesë është përfshirë nga flαakët pasditen e kësaj të diele në Durrës.
Policia njofton se zjαrri ka rënë në një shtëpi të pabanuar në pronësi të një 80-vjeçari me iniciale F.B.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 në qytetin bregdetar rreth orës 16:05.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale. Nuk dihet ende shkaku i zjαrrit teksa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjαrr në banesën e pabanuar të shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flαkëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!