A ra në gjumë shoferi në Kroaci? Flasin ekspertët: Ja çfarë ndodh me drejtuesit e mjeteve

Një aksident i tme rrshëm u regjistrua një ditë më parë. Një autobus me kosovarë doli nga rruga në Kroaci, duke shkaktuar të paktën 10 vik tima.

Autoritetet kanë arrestuar shoferin e autobusit, pasi mendohet se ai ka qenë në gjumë, duke shkaktuar aks identin f atal. Megjithatë he timet po vazhdojnë.

Sipas gazetës më të madhe në vend, Jutarnji, të gjitha gjasat janë që shoferi ka qenë i lodhur.

Ky është aksi denti më i rë ndë në vend që kur një autobus sllovak u përplas, duke shkaktuar 14 vi ktima. Edhe atëherë, shkak ishte lodhja e shoferit.

Eksperti Stanko Smodlaka tha për Jutarnji se policia do të përcaktojë nëse ka pasur gjurmë frenimi në asfalt. “Nëse nuk ka gjurmë, atëherë ata do jenë 100 përqind të sigurt se shoferin e ka zënë gjumi në timon,” tha ai. “Edhe në rast se një gomë e autobusit do ketë shpërthyer, sërish në asfalt duhet të ketë gjurmë”, tha ai.

Në çdo rast, shoferi kosovar do të gjykohet sipas ligjeve kroate.

Sipas ekspertëve kroatë, problemi është se zakonisht shoferët kosovarë udhëtojnë non-stop. Ata nuk pushojnë një ditë më parë.

Një tjetër problem i madh, sipas tyre, është fakti se autobusët kosovarë mbahen në kufi për orë të tëra. Kjo shkakton lodhje, por edhe bën që shoferët të thyejnë disa rregulla për të mbërritur në destinacion në kohë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP