Mjeku i njohur Tritan Kalo u kërkon qytetarëve që të jenë shumë të kujdesshëm, të respektojnë masat kundër COVID-19 dhe të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga sëmundja, teksa alarmi rritet në kushtet që ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se varianti “Delta” është zyrtarisht në Shqipëri.
“Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..Nuku është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..vetndërgjegjësim dhe vetëm vetndërgjegësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Wuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemije ose “flame mbarëbotërore”……
Masat standarte të stërprovuara ndër dhjetra vite për uljen e vrullit dhe paksimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim social) nuku e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen…..
Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vimë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkëatdhetarë….. Together forever!!” shkruan mjeku Kalo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!