“Zaho sot mbush 7 vjeç”- Greg Rama publikon videon e rrallë nga festa e ditëlindjes së të vëllait

“Zaho 7 sot”, ishte mbishkrimi që Gregu zgjodhi për videon e të vëllait, me të cilin ka plot 25 vite diferencë.

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale për të birin, duke zgjedhur që këtë vit të festojë me familjen dhe larg syrit të publikut.

Më herët, Greg ka treguar se Zaho është pika e tij e dobët, duke e cilësuar ardhjen e tij në jetë si një “fat i madh”.

“Ai është një djalë shumë inteligjentë. Madje çdo ditë që kalon ai duket se bëhet më inteligjent. Është shumë i vëmendshëm, i dashur, shumë i qetë. Tani nuk dua të ndikohem nga marrëdhënia ime apo dashuria ime për atë, por mua më duket një nga djemtë më inteligjent për moshën që ka. Mbase edhe ngaqë e dua shumë,”- tha Greg gjatë një interviste të dhënë 3 vite më parë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP