Të prekurit nga varianti Delta, Silva Bino jep detajet: Ishin të vë vaksinuar me AstraZeneca, Pfizer dhe Coronavac

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino ka dhënë detaje rreth personave të prekur nga varianti ‘Delta’ në vendin tonë.

“6 prej rasteve kanë qenë të vaksinuar, 2 prej tyre në Mbretërinë e Bashkuar me AstraZeneca. Dy prej rasteve me një dozë Pfizer, dy raste me dy doza Coronavac.

Pavarësisht kësaj, ajo c’ka ka rëndësi dhe është për t’u theksuar se asnjë prej rasteve nuk ka patur nevojë për kujdes spitalor. Ajo c’ka vihet re në botë sot, në spitale po rritet numri i të rinjve që kanë nevojë për kujdes spitalor. Duhet të jemi të kujdjesshëm të promovojnë vaksinimin e të rinjve” tha Bino.

Ndër të tjera Bino iu përgjigj interesit të medias, lidhur me procesin e vaksinimit dhe nëse do të jetë e nevojshme marrja e një doze të tretë të vaksinës anticovid, ashtu sikundër ka nisur në disa vende të botës.

“Ne kemi ndjekur modelin e Turqisë, pavarësisht se kemi patur strategjinë tonë. Planifikim për një dozë të tretë, është duke u marrë në konsideratë, në bazë të të dhënave nga studime të ndryshme në botë. Testi i anticorpeve nuk është diçka që sygjerohet, nuk janë metodologji të standardizuara, mund të japin falsitete. Ju them qytetarëve të vaksinohen dhe të ruhen, mos rendin pas analizave të antikorpeve.” tha Bino.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP