A do të shkohet drejt vaksinimit të detyrueshëm në Shqipëri? Zv.ministrja Rakacolli jep përgjigjen befasuese

Komiteti Teknik i Ekspertëve u pyet sot nga gazetarët nëse pritet të vendoset me detyrim vaksinimi në vendin tonë pas konfirmimit të variantit Delta.

Zv./ministrja Mira Rakacolli u shpreh se nga ditët e vaksinimit masiv, është vënë re një sensibilizim i lartë mes të rinjve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Sensibilizimi për efektin e vaksinimit nuk është vetëm i ministrisë, por i të gjithë shoqërisë. Të dhënat që ne kemi, në vaksinimin e hapur, numri i të rinjve është i mirë. E kanë kulturën shëndetësore, të vaksinimit. Nuk besoj do shtrohet problemi i vaksinimit të detyruar. Sepse të rinjtë e dinë që duhet të bëjnë vaksinën.” u shpreh Rakacolli.

Nga ana e saj, drejtoresha e ISHP, Albana Fico, apeloi të rinjtë të vaksinohen duke përfituar nga ditët e vaksinimit masiv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP