Djali i Soros pushime në Shqipëri, takohet me Ramën dhe poston foto nga Vlora: Shihni rivierën më të bukur në Evropë

Djali i filantropit George Soros, Aleksandër Soros e ka kaluar këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Vetë Aleksandër Soros ka publikuar në rrjete sociale disa foto nga Vlora ku në një prej tyre shfaqet me kryeministrin Edi Rama.

Krahas fotove Soros, u sugjeron ndjekësve të tij që të shohim pamje të rivierës shqiptare ndërsa thekson se për të ishte fantastike që u rikthye.

“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”, shkruan ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP