Operacioni i SPAK në Kadastrën e Tiranës, zbulohen emrat e të arrestuarve

Zbardhen emrat e të arrestuarve nga aksioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit në Kadastrën e Tiranës.

Sipas News24, në pranga kanë rënë Neritan Balbusha, Admir Buri dhe Gazmend Cani për të cilët Prokuroria e Posaçnme ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg.

Mësohet se një prej punonjësve të Kadastrës, Panol Nikolla është pezulluar nga detyra.

Operacioni i SPAK u zhvillua gjatë pasdites së sotme ku forca të policisë së Shtetit kanë ndërhyrë në ambientet e Kadastrës së Tiranës.

Ky operacion është zhvilluar pasi janë ngritur dyshime për falsifikim dokumentesh, korrupsion apo edhe tjetersim pronash.

Deri më tani janë sekuestruar disa dokumentacione si dhe janë arrestuar një zyrtar i nivelit të ulët dhe dy sekserë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes