Dua Lipa është duke kaluar pushimet së bashku më familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid, në Shqipëri.
Këngëtarja postoi foto nga Tirana, duke u shprehur se ndihej me fat që ndodhej në kryeqytet, duke u pritur me lëvdata për artin e saj.
Ditën e sotme Dua ndau me ndjekësit një video të shkurtër, ku shfaqet me rroba banjo duke marrë rreze mbi një shezlong, teksa nxjerr në pah linjat perfekte të trupit.
Ylli i muzikës “Pop” mbërriti së bashku me familjen 3 ditë më parë në Tiranë, ku u prit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe më pas inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, ku këngëtarja shqiptare u shpreh do të mbulojë shpenzimet për mobilimin e kopshtit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!