Si ia ka shpjeguar djalit divorcin? Flet Adrola Dushi: I mungon figura mashkullore

Adrola Dushi e ftuar në emisionin “Pushime On Top”, foli si rrallëherë edhe për jetën private duke treguar edhe një moment të vështirë, sesi ia ka shpjeguar Troit ndarjen e saj nga bashkëshorti.

“Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël. Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, u shpreh Adrola.

Flori Gjini: Është e vështirë kur je nënë e vetme?

Adrola Dushi: Patjetër që po, në çdo aspekt. E para të mungon te fëmija jot figura mashkullore, që është shumë e rëndësishme. Absolutisht që Troi e kërkon, sepse me kë të rrijë ai? Rri me mua, me kushërirat e veta., me shoqet e mia. Fëmija e do praninë mashkullore në jetën e vet.

E pyetur nga moderatori i “Pushime On Top”, Flori Gjini se çfarë duhet të ketë partneri i saj, Adrola u shpreh: “Të jetë një pëlqim me shikim të parë. Unë vdes për sinqeritetin, për besnikërinë, ta kem shok është gjëja më e rëndësishme që mendoj se duhet të ketë një marrëdhënie, është të jenë shokë, respekt, dashuri”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP