‘Delta’ ka 3 variantet e tij/ Flet mjeku Skënder Brataj: Ja çfarë simptomash ka

Kreu i Shërbimit të Urgjencave, Skënder Brataj shprehet se pavarësisht konfirmimit të rasteve me variantin indian, e rëndësishme është se ky variant nuk po tregon një agresivitet më të madh se i kaluari.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”.

Brataj përmend edhe simptomat e variantit Delta. “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, tha Brataj në një intervistë televizive.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes