Zhvillimi i fëmijëve ndikohet nga sasia e rrezeve të diellit që i absorbojnë gjatë kohës kur ende janë në mitrën e nënës.
Gjithashtu, shumë hulumtime e kanë konfirmuar faktin se sezoni në të cilin lindë fëmija ndikon në zhvillimin e tij, transmeton Telegrafi.
Nëse lindni fëmijë në fund të janarit, atëherë shkenca e konfirmon se mund ta keni lindur një gjeni të vërtetë.
Më poshtë i keni disa arsye se çfarë, sipas shkencës, i dallon fëmijët e lindur në janar nga të tjerët.
Janë më të mençur dhe më të mëdhenj
“Janë efekte të vogla, por janë tejet të qarta. Unë nuk e avokojë astrologjinë, është qesharake, por njerëzit nuk janë imun ndaj ndikimeve të sezonave të ndryshme”, thotë Russell Foster, neuroshkencëtar.
Gjithashtu, bebet e lindura në dimër janë në përgjithësi më të mëdha dhe më të rënda, dhe sipas hulumtimeve nga shkencëtarët australianë dhe amerikanë, duket se fëmijët e lindur në dimër shënojnë rezultate më të mira në teste të inteligjencës.
Ekspertët tregojnë se ekspozimi i vogël i nënës në diell është fajtor se përse bebet kanë masë më të vogël të eshtrave dhe eshtra më të vogël sesa bebet e verës.
Mungesa e rrezeve të diellit gjithashtu ndikon në zhvillimin e depresionit, dhe zhvillimin e skizofrenisë
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!