Pasi thumboi Grancianon dhe Argjirën, çifti nuk ia përton aspak dhe nuk ia përton Ada Dedës

Gjatë emisionit “Best Deal” disa blogere shqiptare hodhën thumba për çiftin më të ri të shoëbizit, Argjira Spancën dhe Graciano Taganit. Një prej vajzave të cilat komentuan çiftin ishte edhe vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursyer aspak komentet për ta.

“Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo“, u shpreh Keisli.

“Argjira e isi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme“, tha Ada Deda më pas.

Epo mesa duket këto thumba që bënë xhiron në të gjithë mediat ditën e djeshme si duket nuk i kanë shpëtuar as veshit të Argjirës dhe Gracianos, të cilët kanë ironizuar blogeret, edhe pse jo drejtpërdrejt.

“Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, shprehet Flori Gjini, teksa Argjira dhe Graciano shfaqen duke qeshur në videon e publikuar.

“Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“, i përgjigjet Graciano në video.

Krah videos Flori shkruan: Se i kishim parë vetëm në lajme.

Siç duket Graciano dhe Argjira nuk kanë dashur t’i japin më shumë vëmendje këtij debati dhe kanë zgjedhur që t’ju përgjigjen vajzave në këtë formë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP