Elvana Gjata ka reaguar ndaj një ndjekësi që e ka kritikuar për përdorimin e dialektit geg. Këngëtarja publikoi së fundmi disa foto të shkëputur nga projekti më i fundit muzikor, “Papa”, që e solli në bashkëpunim me artisten me famë botërore, Inna.
Mesa duket ky koment i është dukur i pavend, që ka vendosur të replikojë.
“A nuk mundesh me këndu një këngë me tekst dhe dialekt shqip se ke mbet tu këndu me tekst e dialekt të Kosovës. Gjithë kosovarët këndojnë me dialektin e tyre kurse ju starat e Shqipërisë e keni bezdi me këndu në dialektin e Shqipërisë”, ka shkruar ndjekësi.
Ndërkohë që Elvana i është përgjigjur: “Ndaje mendjen ku e ke hallin…me shqipen a dialektin pjesë e shqipes, apo me Kosovën…dmth me shqipen prapë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!