Tensione përpara ministrisë, aktorja e njohur shpërthen keq: B*tha është e jotja Elva, karrigia jo!

Tensione në Ministrinë e Kulturës janë raportuar ditën e sotme, pasi aktorët e Teatrit Kombëtar pretendojnë se iu është mbyllur dera e institucionit me shul.

Aktorët e Teatrit Kombëtar do të dorëzonin një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar.

Pasi nuk u lejuan të futen brenda nga rojet që i mbyllën derën, ka reaguar aktorja Juli Emiri. Në një thirrje drejtuar ministres së këtij institucioni, ajo tha se Elva Margariti nuk duhet të ketë frikë nga aktorët por nga “ato çfarë ka bërë”.

Juli Emiri u shpreh se nuk kanë shkuar në Ministri “për ta pështyrë në surrat ashtu siç e meriton”, pasi do e kishte bërë kur Elva Margariti i shkoi në premierën e filmit të saj.

Ndërsa i kujtoi se nuk do jetë e përhershme në atë post drejtues, duke iu drejtuar me fjalët: “B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige”.

Aktorja Juli Emiri: “Kjo ka frikë dhe mirë bën së ka frikë, se e di çfarë ka bërë. Kjo Elva ka qenë tek premiera e filmit tim, një nga rastet ku jemi hasur në eventet kulturore ku fusin hundët dhe kërkojnë të zënë edhe hapësirën tënde. Se fusin hundët dhe aty ku të takon ty të kënaqesh, fusin hundët këto. Tek premiera e filmit tim ka dalë dhe ka folur madje për artin dhe për çfarë flet kjo, të ishte për të pështyrë në surrat siç e meriton moj Elva, të kisha pështyrë aty unë a e kupton. Nuk vijmë të pështyjmë këtu, se kemi lënë të pështyjmë në surrat, e kemi lënë t’iu rrahim me ligje dhe me të drejtën tonë.

Kështu që s’ke pse të kesh f rikë. Ke për çfarë të kesh frikë për atë që ke bërë por jo nga ne. Ti ke ardhur tek premiera e filmit tim dhe s’të kam pështyrë në surrat siç e meriton dhe s’të kam thënë një gjysmë fjale sepse respektoj eventin, vendin ku punoj. Kurse ti në këtë vendin ku je e punësuar guxon dhe më mbyll derën që jam qytetare në radhë të parë, aktore në radhë të dytë dhe guxon u mbyll derën aktorëve të TK, si edhe aktorëve që janë sa dyfishi i moshës tënde. B*tha është e jotja Elva, karrigia nuk është e jotja, mos e harro këtë, do çohesh nga ajo karrige.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes