Marjus Dema është pritur me përqafime nga miku i tij, Blerim Hoti, pas daljes nga burgu për vrasjen e shokut të tyre të përbashkët, Mehmet Qema.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Hoti, i cili gjithashtu ishte pjesë e ngjarjes ku mbeti i vdekur 27-vjeçari, ai shihet duke i hedhur krahun në qafë Marjus Demës, i cili po shijon lirinë.
“Shyqyr që ke dalë shnosh vllau im! Të dua”, i thotë ai, Dëmës.
“Faleminderit. Edhe unë të dua”– i përgjigjet i riu.
Marjus Dema u lirua ditën e djeshme nga burg, pasi Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Nuk dihen ende arsyet se pse gjykata vendosi ta lirojë nga burgu të riun.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti në rrugën “5 maji” në kryeqytet.
Teksa qëndronin të ulur në një lokal, Marjus Dema i drejtoi armën shokut të tij, Mehmet Qemës dhe e qëlloi për vdekje me plumb në gjoks.
Së bashku me ta në tavolinë ishin edhe disa miq të autorit dhe viktimës, mes tyre Blerim Hoti, i njohur si Limi Hoti.
Ata e dërguan 17-vjeçarin në QSUT, por ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa të shpallurit e tjerë në kërkim Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari, dhe Xhuljano Koçi të cilët u vetëdorëzuan pas disa ditësh në polici.
/Panoramaplus.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!