Ishte nisur nga Tirana. Foto: Kjo është 19 vjeçarja që humbi kontrollin e Benzit dhe ndërroi jetë

Vajza që shihni në foto është 19 vjeçarja Xhesika Mjekra, e cila humbi jetën mbrëmjen e djeshme në aksidentin tragjik që ndodhi në Bypass-in e Fierit.

E reja nga Tirana, ishte nisur për ne jug të vendit kur mjet të cilin ajo drejtonte, një Mercedes Benz, doli nga rruga. Për pasojë ajo mori plagë të shumta në trup, e po ashtu dhe pasagjeri që ishte me të. Xhesika u nis me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur edhe pasagjeri 21 vjeçar Sabri Xherimeja. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Fierit dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Pritet që dëshmia e tij të zbardhë rrethanat e plota të aksidentit.

PËRDITËSIM: Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19 vjeçarja Xhesika Mjekra, me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit Sabri Xherimeja, 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Pamje nga vendngjarja

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes