Dita e sotme dhe e shtuna do jenë me dy gradë më pak se ditën e djeshme me temperatura eks treme kur në Ebasan dhe Berat temperaturat shënuarn 43 gradë.
Sipas meteorologut, Hakil Osmani nga Meteoalb e diela rikthen temperaturat e nxehta, ku në zonat e ulëta termometri pritet të shënojë deri në 42 gradë, prandaj evitoni levizjet ne oraret e pikut.
Nuk ka mundësi për reshje, por vetëm vranësira të pakta në zonat malore.
Hakil Osmani, Meteoalb:
Kthjellime do jenë mbizotëruese në vijën bregdetare dhe zonë ne ulët ndërsa në zonat malore herë pas here në orët e mesditës dhe pasdites do ketë kalime të pakta vranësirash.
Përsa i përket vlerave termike pritet një rënie me 1-2 gradë gjatë ditës së sotme dhe të shtunën, por sërish e diela rrit temperaturat në territorin shqiptar duke bërë që maksimumet të shkojnë edhe në 42 gradë Celsius në zonën e ulët.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!