Atleti Izmir Smajlaj ka dhuruar një performancë pozitive në disiplinën kërcim së gjati në Lojrat Olimpike. Shkodrani në provën e tij të dytë ka kërcyer 7.86 metër, duke zënë vendin e nëntë në baderinë e tij kualifikuese. Gjithsesi kampioni në fuqi i ballkanit e ka patur të vështirë për t’u kualifikuar në finale, pasi në renditjen e përgjithshme është pozicionuar i 18 nga 32 atletëtë pjesmarrës. Në garën finale kualifikohen vetëm 12 atletët më të mirë.
Së bashku me Izmirin, ditën e sotme, ka mbyllur garimin edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Me 338 kilogramë në dygarësh ai është renditur i pari në baderinë e tij kualifikuese, por në renditjen e përgjitshme ka zënë vendin e nëntë. Qerimaj garoi në kategorinë deri 81 kilogramë për meshkuj.
E vetmja nga ekipi kombëtar që nuk ka garuar ende në Lojrat Olimpike është atletja Luiza Gega. Ajo do të zbresë në pistë më 1 gusht ora 13:00, ndërsa garon në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Synimi i Luizës është kualifikimi në finale, ndërsa për medalje konsiderohet si e pamundur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!