“Doja të vdiste”- 34-vjeçari shqiptar shokon me fjalet në gjyq për vrasjen e gruas

Renato Muhaj është 34 vjeçari shqiptar i cili i mori jetën mizorisht ish-gruas së tij 32-vjeçare Suela Saliajt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të vajzës së miture cila më pas u rrëmbye nga i ati.

8-vjeçarja u gjet pranë babait të saj disa orë më vonë, ndërsa ka dhënë edhe dëshminëe saj për policinë. Ajo ka dëshmuar se e ka parë babain ta godiste disa herë me thikë dhe me një pajisje bronzi ndërkohë që e reja ishte në dhomë ne gjumit.

“E pash që mami vdiq. E pyeta pse e bëre këtë? Më tha se donte që ajo të vdiste”,-kështu ka dëshmuar vajza para policisë.

Në dosjen hetimore, ku është rindërtuar dhe skena e krimit bëhet me dije se Renato Muhaj rreth orës 02:45 të mëngjesit të së hënës ka dhunuar prindërit e tij në një banesë në Clearëater dhe pasi u ka marrë telefonat për të mos lajmëruar policinë, ai është larguar drejt banesës së ish-bashkëshortes në Largo.

Pasi mbërriti në banesën e saj ai përdori përforcues grushti dhe thikë për ta rrahur dhe vrarë ish-bashkëshorten në mënyrë makabër.

E gjithë skena e krimit të rëndë ndodhi në sy të vajzës së tyre 8-vjeçare.

Pas krimit ai rrëmbeu vajzën dhe u largua. Efektivët iu vunë pas 34-vjeçarit të cilin e lokalizuan përmes telefonit.

Rreth orës 8:30 të mëngjesit, Renato Muhaj u zbulua se ndodhej mes rrugës Belleair dhe St. Paul’s Drive në Clearwater, ku dhe u arrestua.

Ndërkohë, që në seancën gjyqësore të mbajtur të mërkurën 34-vjeçari nuk shprehu asnjë lloj emocioni dhe pendese në gjykatë.

E vetmja pyete që ai i drejtoi gjykatësit ishte nëse do t’i caktojnë një avokat për.

“Po”, iu përgjigj gjyqtari, duke shtuar se avokati ishte prezent në seancë.

Gjyqtari shtoi se 34-vjeçari do të jetë kurrë në gjendje ta shohë vajzën e tij, edhe nëse ndonjë ditë del nga burgu.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes