Parashikimi i yjeve për muajin shkurt, astrologia Meri Gjini: Ja cilat janë shenja që do hasin probleme

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e muajit shkurt për 12 shenjat e Horoskopit, në emisionin televiziv

Dashi
Do të ndihet plot fuqi këtë muaj. Por guximin duhet ta tregojë nëse vërtetë janë gati për të marrë iniciativa profesionale. Kjo do të jetë tematikë qendrore për shkurtin e tyre. Shpenzimet nuk do jenë më pak shqetësuese, por ja dalin mbanë.

Demi
Duket sikur këtë muaj do kenë dëshirën dhe mundësinë për ta shijuar maksimalisht. Një ndjesi shumë pozitive deri në 17-18 shkurt. Kujdes me komunikimin në punë në datën 5-6,sepse faktori i të papriturës nuk do mungojë. Por e papritura sjell zhvillime pozitive për ta.

Binjaket
Duket sikur. gjysma e parë e muajit i gjen të ngurtë, me pikpyetjet, me dilema. Pjeaa e dytë i gjen shumë më mirë. Kujdes në raportet personale rreth datës14-15. Edhe për detyrimet e punës kujdes, në datat 5-7, duhet të jeni të matur me fjalën. Në datën 20-21 kujdes me shëndetin, ata që kanë pasur probleme.

Gaforrja
Është një muaj që nxjerr pikat e forta të natyrës së tyre. Edhe në familje dhe në profesion. Kujdes me komunikimin, është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur gjërat tuaja të shenjta këtë muaj. Që nga e shtuna deri të martën ulni tonacionet. Nuk janë në momentin e tyre më të mirë. Detyrimet ekonomike hasin porbleme, por përmirësohen ndjeshëm më pas.

Luani
Do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Mos e teproni me protagonizmin, nga data 5-12 shkurt sepse do sikletoseni për ta përballuar këtë protagonizëm. Protagonizmi i tyre do vijë natyrshëm më vonë. Nga dat 17 shkurt deri në fund të marsit do keni mundësi të justifikoni rolin e protagonistit.

Virgjëresha
Shkurti është një muaj që ju shkon përshtat. Me detyrimet ekonomike, lëvijet, vendimet, merr zjgidhje të mira dhe lëvizje të mira. Fundi i muajit virgjëreshës i vjen dicka shumë e bukur e papritur. Mund të jetë shenja që do i marri më të mirën këtij muaji.

Peshorja
Në pjesën e parë kujdes me shëndetin dhe çështjet e familjes. Do të zgjasin deri në datën 13, më pas do nis një periudhë intensivisht në përmirësim, në punë dhe ekonomi.

Akrepi
Venusi dhe Marsi te bricjapi është shumë afër tyre që i ndihmon në çështjet e punës dhe ekonomisë. Në mesin e muajit duhet të venë prioritet të mbyllin çështje zyrtare, çështje që kanë të bëjnë me ligjin dhe shkresa. Sepse në vazhdim vështirësohen shumë. Shënvalentinit i nxjerrin më të mirën.

Shigjetari
Në muajin shkur kanë tendencë për t’i dhënë drejtim të ri çështjeve që janë impenjuar që vjet. Me kalimin e marist të ujorët do ta bëj shumë më të thjeshtë zhvillimin profesional dhe çështjet e lartëpërmendura, që i shqetësojnë.

Bricjapi
Kanë akoma kohë për tu marrë me gjërat që nuk i kanë zgjidhur. Deri më 5 shkurt mund të rregullojnë komunikimin e tyre, më datë 17-18 kanë të gjitha mundësitë për të zgjidhur çështjet familjare dhe raportet në çift. Do të duhet këmbëngulja për familjet dhe çiftet.

Ujori
Gjatë shkurtit do të kenë axhend të ngjeshur. Ekonomi do tu jap më të mirën. Data 5 shkurt do shumë kujdes. Data 13-14 dhe data 17 ata që kanë të mbartur çështjet me tatimet dhe ligjin do të hasin vështirësi.

Peshqit
E nisin muajin shkurt me vështirësi për detyrimet që kanë marrë përsipër. Ekonomia ësht boshti qendror i të menduarit të këtij muaji. Keni gjitha mundësitë për të marrë më të mirat në pjesën e erosit dhe emocionet./vizionplus.tv

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes