Punonte edukatore, del fotoja e njërës prej viktimave në Korçë. Ja kush i gjeti nënë e bijë pajetë në banesë

Fotoja që shihni më poshtë është e 54-vjeçares Ornela Vangjelit, e cila u gjet pajetë në banesë së bashku me nënën e saj.

Mësohet se 54-vjecarja ishte edukatore në fshatin Vithkuq dhe se ka qenë djali të moshuarës 74-vjeçarja Eleni Vangjeli, që i ka gjetur në banesë. Ai jetonte në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur, ëshë nisur në për në Shqipëri ku i ka gjetur pajetë.

Mësohet se nënë e bijë jetonin bashkë në këtë banesë, e moshuara ishte e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte. Për nënën kujdesej vajza e saj.

Sipas policisë dyshohet se vajza e saj mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi. Nga grupi hetimor bëhet e ditur se banesa ishte plotësisht e mbyllur nga brënda. Sipas grupit hetimor të dyja kanë pësuar vdekje natyrale, teksa dyshohet se e para ka ndërruar jetë vajza.

Ndërkohë për nënën dyshohet se lënia pas dore e medikamenteve ose ndonjë rrethanë tjetër që lidhej me shëndetin e saj mund ti ketë shkaktuar vdekjen.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.02.2024, rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E. V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O. V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.

Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes