Si rrallë herë Eni Çobani dhe bashkëshorti i saj Aveniri kanë dalë së bashku në publik dhe ku tjetër përveçse tek rubrika “Gjysma ime”, ku kanë folur gjatë për njohjen dhe dashurinë e tyre.
Ata kanë treguar se pas disa muaj njohje, u fejuan direkt dhe pas një viti fejese shkoi të jetonte tek familja e bashkëshortit pa martesë.
Ardit Gjebrea: Kur ke shkuar tek shtëpia e Avenirit?
Eni Çobani: Neve sapo ishim fejuar, kishim kaluar gati një vit dhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë për të gjithë shqiptarët, Avenirin e kapi një pa nik shumë i madh sepse po mbyllte dyqanet,
i kishin kaluar edhe pl umbat në kokë kur po mblidhte mallin dhe ishte në një p anik të jashtëzakonshëm. Vjen me një f rikë të madhe tek unë në shtëpi dhe i kërkon prindërve të mi që unë Enin nuk do e lë më këtu. Mendoni, jetonim akoma me atë kulturën familjare që nuk mund të shkosh tek shtëpia e bashkëshortit pa martesë dhe prindërit e mi ngu rruan.
Me shumë zor më kanë lënë, Aveniri më merr, më çon në banesë, sigurisht edhe për prindërit e Avenirit nuk ishte aq e thjeshtë sepse unë nuk do shkoja thjesht për një vizitë apo drekë, por do flija.
Për prindërit e Avenirit dhe kryesisht për mamanë e tij të n djerë, ishte p roblem i madh ku do flija unë. Kur erdhi mbrëmja që do shtriheshim të gjithë, unë po shikoja në sy vjehrrën time që ku do më vendosë.
Në atë kohë jetonte edhe motra e Avenirit në atë banesë dhe sigurisht që gjithsecili kishte krevatin e vetë, unë isha pa krevat. Ajo kishte përgatitur dhomën e Avenirit, Avenirin e kishte nxjerrë në kuzhinë dhe unë kam fjetur në dhomën e tij vetëm pa të.