Makbulja i kërkon vajzës së saj, Elonës që të largohet nga shtëpia sepse nuk ka mundësi ta mbajë. Në versionin e saj të historisë, Elona rrëfen në “Shihemi në Gjyq” se ka bashëjetuar për 10 vite me Arbanin. Ata emigruan në Francë ku ajo punonte ndryshe nga ai që nuk ka punuar asnjë ditë.
Elona ia kishte dhënë atij të gjitha të ardhurat, ndërsa Arbani ia kishte dorëzuar motrës së tij. Më pas, ai i përmend Elonës një investim në një pallat dhe vendosin që të bëhen investitorë. Por në këtë pronë janë investuar edhe paratë e babait të ndjerë të Elonës.
Pavarësisht pronave që ajo duhet të kishte, vijon të jetojë me pensionin e Makbules dhe kjo është arsyeja që nëna përballet me të në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan. Përveç dëmit financiar, Elona ka kaluar edhe depresion të thellë prej kësaj ngjarjeje që ende sot revolton Makbulen.
Makbule: Atë njeri e kam veshur unë moj shoqja Eni! E kam larë kur ka ardhur nga plazhi, e kam drejtuar, e kam larë, çdo herë që vinit nga Franca laja zhulin e Arban Lamkës! Kam bërë shumë për ty! Edhe kjo e drejta e fëmijës tim do dalë se s’bën! Ka ikur gjaku yt që ke punuar gjithë jetën!
Eni Çobani: Një moment që ta lëmë edhe..
Makbule: Po fol moj fol! O ke për të folur ti këtu o nuk ka njeri moj! Se të kanë vrarë shpirtërisht moj! Se të kanë vrarë 21 vjeçe!/tvklan.al