Robert Aliaj shtang me deklaratën: Nuk duhet të jemi krenar që jemi shqiptar!

Artisti Robert Aliaj është shprehur se nuk duhet të jemi krenar që jemi shqiptar, por sipas tij, krenar duhet të jemi për atë se çfarë bëjmë ne për vendin.

Komentet Aliaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku e quajti vulgaritet dhe antivlerë tifozllëkun e shqiptarëve me simbole patriotike për ndeshjet e Futbollit.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk na jep krenari, pasi sipas tij, krenar duhet të jesh për kontributin që jep për atdheun.

Ai shtoi se lindja në një vend të caktuar nuk është meritë, por rastësi.

“Po të shkoni në muze, po të lexoni dixhiturat, është donacion. Ne këtë kulturë nuk e kemi, që duhet ta kishim. Patriotin në Futboll e bëjnë njerëz që nuk kanë asnjë vlerë. Patriot me raste nevoje nuk është patriot. Patriot është ai njeri i mirë që çdo ditë bën diçka të mirë për komunitetin.

Ajo është antivlerë, është vulgaritet ky lloj qëndrimi gjoja nacionalistë. Ti je krenar për kontributin që jep në Shqipëri, jo për atë që vjedh nga Shqipëria.

Shqipëria asgjë nuk na jep neve, as krenari nuk na jep dot. Nuk mund të jesh krenar se ke fëmijë, të gjithë kanë fëmijë, edhe qentë e macet. Nuk ke ti meritë se je shqiptar apo amerikan, ti ke meritë se e bëre amerikën të jetë ajo që është”, tha Aliaj.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes