I qëllimshëm? Drejtoresha e QSUT-së Fico zbulon arsyen e zjarrit që ra te Urgjenca

Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, tha se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë në një dhomë teknike dhe dëmet janë të vogla. Sipas saj, pacientët janë transferuar brenda spitalit.

Në një prononcim për mediat Fico thekson se:

“Ka qenë një efekt në një dhomë teknike. Gjithë grupi teknik ka nën kontroll çdo lloj elementi. Është një dëm i kufizuar vetëm në një dhomë teknike”, tha ajo.

E pyetur në se ka probleme në dhomën e imazherisë, drejtoresha Fico konfirmoi: “Absolutisht jo!” Ajo tha më tej edhe ky spital ka planin e vet emergjent dhe sot u testua me sukses. “Spitali qendror trajton rastet më të rënda. Shërbimet kanë marrë masa përfshirë edhe reanimacionin.

Pacientët i kemi lëvizur brenda QSUT-së. Në kuadër të emergjencave, QSUT ka planin e emergjencës, mbase nuk deshëm ta testonim sot, por u testua me sukses”, shtoi ajo.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes