I publikoi foto intime të resë që u hodh nga ballkoni, ky është i arrestuari! Dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza e të tjera! 27-vjeçarja që ndërroi jetë ishte martuar në Kosovë dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë (11 shkurt) në Kamëz, ku një 27-vjeçare ndërroi jetë pasi u hodh nga kati i katërt i ballkoni të banesës ku jetonte me qira. Shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë publikimi i fotove intime nga një 39-vjeçar, i identifikuar si Altin Çoku, personazh i njohur në rrjetet sociale.

Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte ardhur te familja e saj në Kamëz.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vethedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe këqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vajzave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.

Njoftimi i policise

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të 4-t, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A. Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes