Vr*u pas sherrit partneren, del fotoja e 39-vjeçarit shqiptar

Personi që shihni në foto është shqiptari që akuzohet se vrau partneren e tij rumune në Greqi. Ngjarja ndodhi në Heraklio të Kretës. Gentian Mino, 39 vjeç, ka ekzekutuar me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan, e datëlindjes 1995.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë duke raportuar krimin që kishte kryer. Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën.
Në sherr e sipër, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.
(BalkanWeb)