Mjekja gjinekologe, Enriketa Kroi thotë se femrat duhet të mbyllin lindjet para moshës 35-vjeçare, që të kenë fëmijë më të shëndetshëm dhe shtatzani të mbarë.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, Kroi nënvizoi se është rritur mosha e femrave, të cilat bëhen nëna për herë të parë, por edhe të atyre që i mbyllin shtatzanitë.
“Për t’u bërë nënë, nuk është e nevojshme të mbarosh fakultetin, të bësh masterin apo doktoraturën. Madje, do ishte mirë që nën moshën 35-vjeç, femra t’i ketë mbyllur lindjet, në prizmin që të kemi fëmijë më të shëndetshëm, shtatzanitë janë më të mbara.
Megjithatë, prej disa vitesh, ne gjinekologët kemi vënë re që është rritur mosha e nënës, jo vetëm në shtatzaninë e parë, por përgjithësisht kur i mbyllin shtatzanitë. Unë kam paciente, të cilat janë shtatzanë në moshën 45-vjeç”, theksoi ajo.