36 vjeçarja e ndarë përlot me historinë e saj: Vjehrra me thoshte ditën e imja, natën e burrit

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e Elona Salkurtit, 36 vjeçarja që pak muaj më parë përfundoi studimet e mesme.

Nē pamundësi për të vazhduar studimet pas 9-të vjeçares, Elona zgjodhi të kurorëzonte në fejesë dashurinë me burrin e jetës.

“Mendova se s’ më duhej shkolla në atë kohë ose që mund ta bëja më vonë bashkë me tim shoq se dhe ai ishte pa shkollë”, tha ajo.

36 vjeçarja rrëfeu se me kalimin e viteve martesa filloi të kishte shumë probleme dhe se vjehrra kontrollonte vazhdimisht jetën e tyre.

“Vjehrra nuk donte nuse me shkollë. Madje i thoshte burrit tim që nusen e ke ti në darkë, kurse ditën e kam unë, se komandonte ajo”, tha Elona.

Prej 4 vitesh Elona është nënë e divorcuar e dy fëmijëve. Sapo mbaroi studimet e mesme dhe ka në plan të nisë studimet e larta për mësuesi

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes