Pensionisti italian vjen për të jetuar në Durrës habit me deklaratën: Këtu jetohet si mbret pasi…

Nga Novara e Italisë në Durrës, për Carminen, një mjeshtër në pension kjo nënkupton mundësinë e kushteve më të mira të jetesës.

Tetë vjet më parë, burri dhe gruaja e tij vendosën të largoheshin nga fshati Piemonte dhe të shpërnguleshin në qytetin bregdetar të Shqipërisë.

Brigje të ndryshme nga pikëpamja mjedisore, sociale dhe kulturore por edhe nga pikëpamja tatimore, më të favorshme se në Itali.

“Zbulova se Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm për pensionistët”, shpjegon Carmine, shkruan Tg Com.

“Pensioni bruto vjen nga Italia dhe këtu shteti nuk aplikon taksa mbi pensionet”.

Pas dyzet vitesh punë si zejtar në Itali, jeta e pensionistit në Shqipëri për Carminen ka marrë një tendencë krejtësisht të ndryshme.

“Nuk kemi probleme burokratike këtu, as deklarata tatimore nuk bëjmë”, thotë burri nga tarraca e banesës me pamje nga deti.

Dhe shton: “Shqiptarët janë popull fantastik, i duan italianët”.

Sipas një raporti të fundit të Fondacionit Migrantes, jo vetëm Shqipëria, por edhe Tunizia dhe Portugalia janë destinacione të njohura për pensionistët italianë me valixhe në dorë, flukse që janë dyfishuar që nga viti 2006.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes