H*rror në Greqi, i moshuari vr*t gruan dhe tenton t’i japë fund jetës, nipi zbulon ngjarjen e rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik, ku një i moshuar ka vrarë bashkëshorten.

87-vjeçarja është gjetur e pajetë në banesë së bashku me autorin, 80 vjeç, pasi nuk i ishin përgjigjur telefonatave.

Siç mediat greke shkruajnë, ishte nipi i tyre që u përball me skenën tragjike, ku viktima ishte e mbuluar me gjak nga goditjet e njëpasnjëshme me thikë.

Ndërkohë autori pas vrasjes të së shoqes ka konsumuar pilula për t’i dhënë fund jetës. Megjithatë, ai është gjetur i shtrirë, por i vetëdijshëm.

Autori ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, teksa mbi të rëndon krimi i vrasjes së bashkëshortes.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes