Vdekje makabre e një djali të ri në jug të vendit pasi mjeti me të cilin po punonte mori flakë papritur duke i shkaktuar fatalisht vdekjen.
Ngjarja ndodhi pak më parë rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, raporton noa.al.
Policia tha se shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento.
Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.
Për shkak të dëmtimeve, i riu A. M. ka humbur jetën.
Noa.al konfirmon se viktima është Andriu Khrustalov, 31 vjeç nga Ukraina.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al