Keni plane për fundjavën? Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizat e motit për ditët në vijim

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të pakta të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore. E diela sjell përmirësim të motit, me intervale të gjata kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Meteorologu Hakil Osmani thotë se të dielën do të ketë rritje temperaturash.

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të mbetet në dominimin e vranësirave të dendura, të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke sjellë momente të pakta mereshje të izoluara shiu. Reshjet do të jenë më të dukshme në zonat jugore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Sa i përket temperaturave, mëngjesi ka sjellë një rënie duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të regjistrojnë 3 gradë ndërsa maksimumet do të shkojnë jo më shumë se 20 gradë në orët e mesditës.

Dita e shtunë do të vijojë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore. Zonat jugore do të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, të cilat gjatë pasdites do të sjellin momente të pakta me pika shiu. E diela sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta vranësirash. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës të shtunën do të kenë rënie me 1 gradë, duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore të regjistrohen në 2 gradë ndërsa maksimumet jo më shumë se 19 gradë. Të dielën do të kemi rritje të temperaturave të ajrit në orët e mesditës, duke bërë që maksimumet të jenë në vlerën 20 gradë përgjatë vijës bregdetare.”, theksoi Osmani.

Sa i përket vendeve të rajonit, meteorologu tha:

“Kosova, Maqedonia e Veriut mbeten me mot të paqëndrueshëm ditën e sotme, me vranësiradhe reshje shiu, ku më të dukshme në zonat jugore të MV. Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë jo më shumë se 16 gradë celcius në mesditë nmë Kosovë dhe 17 gradë në MV. Të shtunën, vranësirat do të jenë prezente dhe reshjet më të dukshme të shiut do të jenë në zonat jugore të MV ndërsa në Kosovë në sasira të pakta. E diela sjell përmirësim të kushteve të motit edhe për vendet e rajonit. Temperaturat, edhe pse do të kenë një rënie të lehtë për Kosovën dhe MV, sërish mbeten të larta rreth vlerës 15 gradë celcius për Kosovën dhe 16 gradë në orët e mesditës në Shkup“, u shpreh ai.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes