Më në fund një lajm i mirë për Shqipërinë. Hiqen vizat me Azerbajxhanin. Ky fakt u bë i ditur në një postim në rrjetin platformën “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.
“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar nderi i Presidentit Ilham Alijev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit.
H.E. Mr. Fariz Rzayev, Deputy Foreign Minister of Azerbaijan, and H.E. Besart Kadia, Deputy Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania talked about deepening bilateral relations between our countries with a focus to economic interaction and people to people contacts. The… pic.twitter.com/2MBt2wDr6O
— Anar Huseynov (@AnarHus99825503) March 1, 2024