Pjesa më e madhe e territorit tonë gjatë fundjavës do të përfshihet nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra.
Moti parashikohet të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Njoftimi i SHMU:
Një mbërthim nga fronti okluz prej orëve të mesnatës bëri që pjesa më e madhe e territorit tonë të përfshihej nga shtrëngata të herëpasherëshme e stuhi afatshkurtra.
Edhe për fundjavën moti parashikohet të vijojë të jetë I paqëndrueshëm me mbizotërim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme me intenistet të ulët dhe në formë shtrëngatash të karakterit lokal gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi 10-15m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës të forcës 2-3ballë.