Ëndërrojmë Amerikën pa ditur çmimin. Rrëfimi përlotës i emigrantes së kthyer pas 20 vitesh

Nga Aneta Mihali Xhiku

Pas 20 vjet emigrimi, diç kam mësuar për dhimbjet e shpirtit nga vetmia dhe çrrënjosja. Shqiptarët ëndërrojnë Amerikën, pa ditur çmimin emocional, shëndetsor, familjar, profesional e shoqëror që duhet paguar për komoditetin ekonomik.

Në 4-5 vjet, pjesa dër rmuese e emigrantëve shqiptarë blejnë shtëpi e makina, fëmijët mësojnë në shkolla të mira ku ambicja e trashëguar nga prindët, dalë nga një vend pa mundësi, i nxjerr në krye të klasës.

Nëse ke qenë profesionist në Shqipëri, synon të arrish të paktën në po atë nivel, por kjo kërkon përpjekje titanike që shpejt kthehen në stres. Mundësite të joshin të punosh më shumë, hyn në borxh që të blesh me të mirën, por e mira s’ka fund, dhe njeriu e gjen veten në qerthull ku harron të ushqejë shpirtin e vet.

Ardhur nga një vend ku si terapist shërben komshija, kushëriri, shoqja e punës apo e shkollës, emigranti shqiptar ndodhet në boshllëk – nuk gjen njeri të zbrazet, nuk gjen njeri ta mbushë.

Dhimbjet e shpirtit kthehen në sëmundje, stresi paralizon muskujt, sh.katërron trupin, fillojnë ilaçet që ndreqin një gjë e prishin dy, por ti vazhdon të vraposh, derisa ngec e jeta merr tatëpjetë…

Familjen e kisha aty me rrënjë e degë, por më mungonte shoqëria, gjuha e folur në rrugë, peisazhi. Nënvetëdija kish shtresëzuar nevojën për të parë malet, kodrat, lumin, por mungesa fa tale qe Deti.

Ju ka ndodhur që, një herë në ca vjet, të shihni të njëjtën ëndërr makthi? Imja qe kjo: shkoja në Sarandë për dy javë, me qejfin që “do kënaqem në det!” Por vinte dita e fundit dhe s’kisha mundur të kridhesha as edhe një herë në ujë.

Nga ballkoni i motrës sime shihja një copëz blu, bluu, bluuu… “Obobo, nesër do iki!” Zgjohesha e tronditur, me faqe të lagura – kisha qarë në gjumë.

Mendjen e kisha të mbledhur, ndoshta, ndoshta kthehesha në Shqipëri pas pensionit. Fëmijët kishin dalë në jetë, qe koha ta merrnim shtruar e të gëzonim të mirat e punës në atë vend të begatë, por njeriu kurrë nuk e di si i vijnë kartërat në jetë.

Vendimin për t’u kthyer e mori im shoq. Erdha këmbëzvarrë e me kokën pas, por u befasova nga energjia, mundësitë e shumta për biznes, ngrohtësia e njerëzve këtu. “Erdhe, mirëseerdhe, sa do rrish?” “Përgjithmonë!”

Në fytyrë shfaqet mosbesimi, pastaj kënaqësia “kjo që rri, diçka di.” Pasi kalon entuziazmi i parë, zënë e fusin hundët në punët e tua, nisin ankesat pafund… ti bie në tokë e zë të ndjesh dëshpërimin e thellë të shoqërisë shqiptare.

“Ka marrë fund, nuk ka më shpresë këtu” – është refreni që dëgjoj përditë. Në qytetin tim ka mundësi të jashtëzakonshme, por të papunët nuk i shohin – rrinë në kafene dhe përsërisin: “ky vend nuk bëhet!”

S’i pengon askush të pastrojnë rrugicën para shtëpisë, të mbjellin lule e pemë midis pallateve, të lyejnë murin a shkallët, të punojnë apartamentet bosh të komshinjve që kanë ikur, të lidhen me fshatarët për të sjellë prodhimet e tyre në qytet, të organizojnë një kor apo një eskursion me fëmijët e mëhallës, të ndihmojnë dikë në hall, por jo – janë tepër të zënë me telenovelat, fejsbukun, filxhanin e kafesë nën shtëllungat e duhanit…

Në Sarandë vijnë të huaj me trumba, shesin shtëpitë në vendet e tyre dhe bum! blejnë apartamente e hapin biznese – kurse ne e kemi mendjen të ikim, të ikim një orë e më parë!

Në arrati shkë rmoqim familjen, lëmë pas prindër që plaken të vetmuar, fëmijë që nuk ndjejnë përkëdheljen e gjyshërve, ëndërra profesionale të paarrira, e pëlhura e shpirtit dobësohet fill pas filli…

Nga një studim mbi faktorët që përcaktojnë jetëgjatësinë e njeriut, del se njëshi është komuniteti, jeta e rrugës; 2. familja dhe miqtë e ngushtë 7. duhani.

Emigranti ka 7 herë më shumë gjasa të v.desë nga vetmia, se sa nga pirja e duhanit. Keni dëgjuar ndonjë fushatë kunder emigracionit? Shihni filmin dokumentar “Babushkat e Çe.rnobilit” (https://thebabushkasofch.ernobyl.com/) – pas ka.tastrofës nu.kleare në Çe.rnobil, banorët u shpërngulën përfare në Moskë. Zona u rrethua me tela, por disa të moshuar u kthyen fshehurazi në shtëpitë e tyre, ku zunë të jetonin me prodhimet e tokës që mbartte v.d ekjen.

Doli fjala e u nis një ekip (me kokë ne trastë) që të vëzhgonte se si ishte e mundur jeta në një vend të tillë. Studimi konkludoi se v.dekshmëria e të moshuarve të shpërngulur në Moskë ishte 10 herë më e madhe se vd.ekshmëria e babushkave të kthyera në zonën e vd.ekjes. Punët e shpirtit….

Pas 20 muajsh këtu, jam e vetëdijshme për plagët e thella të shoqërisë shqiptare, e kuptoj sa e vështirë është të rrisësh fëmijë e të ngresh profesion në një vend ku qeveria punon vetëm për xhepin e vet, duke shkatërruar mundësitë për njeriun që ka nevojë e qejf të punojë.

Por bota ka ndryshuar: në perëndim emigrantet nuk i pret më njeri krahëhapur, vetë perëndimoret nuk po gjejnë rehat (miqtë e mi të rinj Shawn Simons and Kyle Drevlo shitën gjithshka kishin në Kaliforni dhe po ndërtojnë një fermë në Finiq; të shtunën pres Lucy Ivanoff që mbërrin në port vetëm me dy valixhe pasi shiti apartamentin në Washington D.C.; Natasha Wolf po i lan duart nga shtëpia në Long Island, ndërkaq që në mars e pret foleja e re në mëhallën time.)

Kemi fatin e madh të jetojmë në një vend me klimë, pasuri, ushqim, histori, inteligjencë emocionale etj, që i bën të huajt të mos mendohen dy herë e të ngulen këtu.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes