Breshëri dhe britma/ Shenjat e plumbave, fëmijët shpëtuan për mrekulli

Lezha u zgjua me të shtëna me armë zjarri janë në fshatin Rrilë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas të dhënave paraprake, personi i plagosur është identifikuar si Agron Puka 54 vjeç, i cili është qëlluar me breshëri disa herë teksa udhëtonte me mjetin e tij.

54-vjeçarit i kanë zënë pritë sapo ka lënë fëmijët në shkollë. Shenjat e plumbave janë të dukshme në makinë. Fëmijët kanë shpëtuar për mrekulli.

Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e tij.

Puka u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa motivet e atentatit janë ende të paqarta.

Proudly powered by WordPress | Theme : News Elementor by BlazeThemes