Në emisionin “Zemër të Hapur” trajtua drama e jetës së 68-vjeçarit F .K. I moshuari pohoi se kishte gjetur në banesën e tij gruan me të dashurin e saj, madje shton se ky i fundit i kishte hapur edhe derën. Mes të tjerash ai akuzon nipin dhe familjarët e tij se kanë ushtruar dhu në ndaj tij, për arsye që t’i marrin shtëpinë.
“Unë kërkoj që dëshmitë e nipit tim le të vij të mi përballë mua këtu. Ai gënjen përderisa nuk u paraqit. Ish-gruan time e ka përfol një botë e tërë. Djemtë dhe gruaja ime nëse kanë prova le të vijnë të mi kundërshtojnë.
Unë s’kam krijuar asnjë marrëdhënie tjetër për atë që më akuzojnë mua gruaja edhe djemtë. Unë e kapa gruan me tjetrin në shtëpi dhe nuk i preka një fije floku. Mua më kanë prerë dritat më kanë dhu nuar më kanë nxjerrë jashtë nga shtëpia.
Unë e kam akuzuar policin e zonës se mori ca foto të miat dhe i publikoi, me çfarë të drejte mund të bëjë këtë veprim. Ky është shteti, ai do përballet me mua në gjykatë. Kam telefonuar djalin që është në Itali dhe i kam kërkuar të më marri atje se s’kam ku të përplasem. I thash që ose ‘thuaju vëllait dhe nënës të më lëshojnë dritat dhe ujin’, por ai më injoroi shumë keq. Vdekjen e dija,
por që të gjeja gruan me tjetrin në shtëpi dhe ai të më hapte derën kjo është turp i madh. Unë kurrë si kam dhu nuar apo ofe nduar ish gruan dhe fëmijët, as ju kam kërkuar lekë asgjë, qëllimi tyre është që më nxjerrin totalisht nga shtëpia. Faji im është që i shita shtëpinë djalit për 200 mijë lekë, s’ja fal vetes.
Unë shkoja te Jehovai dhe aty kam njohur një zonjë, e cila erdhi në shtëpi të sillte librat dhe ishte motra ime aty në shtëpi dhe djali më akuzon për këtë. Unë denoncoj edhe policin e zonës dhe i kërkoj drejtësisë që të marri masa për këta polic.”, theksoi i moshuari.
Pjesë e emisionit u bë edhe nipi i të moshuarit, i cili pohoi se nuk e kishte dhu nuar gjyshin e tij.
“Unë sa e pash që gjyshi doli në studion tuaj dhe kam kërkuar që të përballem, por pata dikë të familjes sëmur. Unë nuk e kam dhu nuar gjyshin por ai ka dh unuar babin. Ai ka dh unuar gjyshen, babain tim, ai na ka dhu nuar. Gjyshi ka dashnore. E ka futur të dashurën në shtëpi kur gjyshja ime është në të njëjtën shtëpi. Gjyshi im ka lidhje me prokurorë e me gjyqtarë.”, tha i riu.