Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Pireut pasi akuzohet për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, armët dhe drogën.
Shqiptari, Delin Beqiri akuzohet se ngacmuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e parnteres së tij 50-vjeçare, Dhurata Shpata, e cila ishte në dijeni të ngjarjeve.
Ka qenë i dashuri i vajzës, tani 25-vjeçe, ai që shkoi në policinë e Egjinës dhe denoncoi 36-vjeçarin shqiptar ndërsa pak më vonë 25-vjeçarja vendosi të fliste për atë që jetonte prej kaq vitesh. 25-vjeçarja ka treguar se njerku e ngacmonte nga viti 2013 deri në moshën madhore, ndërsa nga mosha 18 vjeçare e deri para pak kohësh e përdhunonte. Por jo vetëm kaq pasi 36-vjeçari pasi ka filmuar aktet e pahijshme e ka kërcënuar vajzën për 7 vite radhazi duke i thënë se do t’i publikojë ato në internet.
Bashkë me 36-vjeçarin është arrestuar edhe nëna e vajzës, bashkëshortja e 36-vjeçarit dhe ndaj saj është ngritur procedim për shkelje të legjislacionit për armët. Sipas mediave greke, nëna 50-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua, është divorcuar kur dy vajzat e saj ishin ende në adoleshencë . Pas ndarjes, gruaja u takua me partnerin e saj 14 vite më të vogël dhe jetuan herët së bashku, ndërkohë që nuk njiheshin ende sa duhet.
25-vjeçarja, në prani të ekspertit dhe psikologes, ka konfirmuar atë që po përjetonte teksa kishte shkuar në Athinë për t’u vizituar nga mjeku dhe një punonjëse sociale.
Ditën e martë, më datë 5 mars, efektivët e nëndrejtorit të Sigurisë së Pireut në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Egjinë, në prani të prokurorit, kanë mbërritur në shtëpinë e familjes, duke arrestuar 36-vjeçarin dhe 50-vjeçaren dhe pas një hetimi gjetën drogë, një shumë të madhe parash dhe armë.